Transporti

Cilën adresë transporti duhet ta shkruaj?

Gjatë plotësimit të të dhënave kur jeni duke bërë porosi, ju kërkohen dy lloje të adresave:

  • Adresa e transportit – që do të thotë se ku do të dërgohet porosia
  • Adresa e faturimit – që do të thotë se kush do t’a bëjë pagesën për porosinë

Nëse adresa e faturimit dhe ajo e transportit janë të njëjta atëherë vetëm largoni selektimin e “Transporti në adresë tjetër?” dhe vazhdojeni pagesën me adresën e shkruar më lartë tek Detajet e Faturimit.

Sa është kohëzgjatja e transportit?

Nëse porosisni para orës 15:30 gjatë ditëve të punës (Hënë – Premte) ne do të sjellim produktin brenda 24 orëve.
[Nga e Hëna deri të Premten, përveç Festave Zyrtare]

Nëse porosisni pas orës 15:30, atëherë ju do të pranoni produktin e porositur brenda 48 orëve.

Sa është çmimi i transportit?

Për çdo porosi në vlerë deri në 25€ transporti kushton vetëm 1.50€ pa marrë parasysh numrin e produkteve brenda porosisë, ndërsa, për çdo porosi me vlerë deri mbi 25€ transporti është falas.

Pagesat

Si bëhet pagesa?

Ju mund të zgjedhni një nga 2 mënyrat e pagesës për porosinë tuaj:

  • Paguani me para në dorë, aty për aty, në momentin kur ju pranoni porosinë tuaj
  • Paguani online me çdo kredit kartelë

A duhet të paguaj për porosinë time paraprakisht?

Mënyra jonë e pagesës është e besueshme me të gjitha çertifikatat e sigurisë. Sidoqoftë, ne kemi shtuar edhe mundesinë e pagesës me para në dorë. Pra, kur postieri ju sjell produktin, ju mund të paguani në momentin kur pranoni atë.

Tashmë ju mund të porositni çfarëdo produkti që dëshironi pa pasur nevojën të paguani paraprakisht. Ne shpresojmë që kjo mënyrë fleksibile e pagesës ju bën juve të kënaqur. Blerje të këndshme!

A janë të sigurta pagesat në intersportks.com?

Sistemi ynë i pagesave me kartelë bankare është implementuar nga ProCredit Bank dhe i ka të gjitha çertifikatat e sigurisë të nevojshme për të permbushur standardet e Visa dhe MasterCard.

Pasiqë vendosni të bleni një artikull me kartelë bankare në këtë faqe, ju do të ridrejtoheni ne faqën e ProCredit Bank ku të dhënat e kartelës suaj janë të sigurta.

Produkti

Si mund të kërkoj një produkt?

Kërkimi për produktet e juaja të preferuara është shumë i thjeshtë në faqen tonë. Ju mund të përdoni shiritin kërkues në fillim të faqes, apo të zgjedhni përmes kategorive që ju interesojnë në menynë kryesore.

Si mund të porosisë produktet në website?

Kërkimi për produktet e juaja të preferuara është shumë i thjeshtë në faqen tonë. Ju mund të përdoni shiritin kërkues në fillim të faqes, apo të zgjedhni përmes kategorive që ju interesojnë në menynë kryesore.

Pasi keni shfletuar për produktet tuaja të preferuara zgjedheni një madhësi të produktit, pastaj selektoni butonin Shto në shportë. Pas kësaj klikoni në shiko shportën ku drejtoheni për t’i mbushur fushat e nevojshme për ekzekutimin e pagesës.

Si të sigurohem se është madhësia e duhur?

Nëse jeni  në dyshim nëse po porosisni produktin me madhësinë e duhur, ju lutemi referojuni “Udhësuesit të madhësisë” poshtë çmimit të produktit, në të cilin mund të shikoni madhësinë e shprehur në centimetra si dhe udhëzime se si ta bëni matjen e duhur.

Llogaria

Si të hapni llogari në Intersport?

Ju mund të krijoni llogarinë tuaj në dy mënyra:

  1. Duke klikuar “Llogaria ime” në menynë kryesore dhe pastaj klikoni “Krijoni një llogari të re” dhe shkruani emailin dhe fjalëkalimin që dëshironi ta keni.
  2. Gjatë procesit së blerjes, do të kërkohet nga ju qe të plotësoni të dhënat mbi porosinë tuaj : Emri, Mbiemri, Adresa, Nr. i telefonit dhe adresa elektronike. Gjatë ketij  hapi juve do t’ju kërkohet edhe krijimi i një fjalëkalimi. Në momentin qe vendosni fjalëkalimin, llogaria juaj krijohet automatikisht.

Si të ndryshoni fjalëkalimin?

Ju mund të ndryshoni fjalëkalimin tuaj duke klikuar në butonin “Llogaria ime.” Pastaj ju duhet të zgjedhni “Account Details” dhe te ndiqni udhëzimet për ndryshimin e fjalëkalimit.

Nëse keni harruar fjalëkalimin për llogarinë tuaj, ju mund te klikoni butonin “Kam harruar fjalëkalimin.” Pas ketij hapi, ju do te pranoni një email me udhëzimet se si ta ndryshoni fjalëkalimin.

Politikat e kthimit

Si bëhet kthimi i produkteve?

Nëse dëshironi, brenda 7 ditëve ju mund ta ndërroni produktin e blerë online me një produkt tjetër brenda vlerës së shpenzuar ose me një produkt me vlerë më të lartë, por duke shtuar diferencën e çmimit. Produkti duhet të jetë me paketimin origjinal, i pa përdorur, me etiketë të pa dëmtuar, pa shenja gërvishtjeje dhe me të gjitha aksesorët e produktit dhe të paketimit.

Ku duhet të bëjë kthimin e produkteve?

Në rast se keni porositur një produkt të cilin konsideroni se duhet ta ktheni atëherë atë duhet ta sillni në dyqanin  tonë kryesor në Prishtinë: Kati i dytë, Albi Mall, Veternik. Lokacioni në Google Maps.

A janë të gjitha produktet origjinale?

Po. Intersport është rrjeti më i madh i dyqaneve sportive  ne botë. Rrjedhimisht, ne garantojmë se çdo produkt i listuar në këtë faqe është produkt origjinal i importuar nga markat e njohura si: Nike, Adidas, Reebok, Converse, Puma, Under Armour e shumë të tjera.